Shumica tashmë janë skeptikë se një dietë nuk mund të dobësojë askënd, por kur ju të dëgjoni për Dietën me Oriz dhe nëse ju do ta provoni këtë, jemi më se të sigurt se në fund do të na falënderoni.

Është plani ushqimor më i përdorur në botë dhe një nga dietat më të shëndetshme pasi është provuar që jo vetëm ju heq tulet e tepërta, por edhe ju pastron trupin nga të gjithë lëndët që nuk kanë vlerë për organizmin tuaj.

Si funksionon kjo dietë?

Si fillim duhet të themi se ju duhet të merrni një lajm dhe një letër dhe të shkruani në të: Po, unë e kam vendosur që dua të dobësohem!

Kjo, pasi për të hequr ato kilet e tepërta, ju duhet të keni motivimin e duhur, pasi që një dietë të japë funksionin e saj të plotë, ajo duhet të ndiqet me korrektësi.

Dieta me Oriz përbëhet nga 2 perioda si më poshtë:

Perioda e parë: Në këtë kohë që ju ndiqni këtë dietë, në trupin tuaj duhet të futen të paktën 900 kalori, me ushqime ku përfshihen oriz si edhe kategori të ndryshme frutash.

Perioda e dytë: Kjo është një periodë ku trupi juaj duhet të marrë më shumë kalori, rreth 1300, duke shtuar perime, si edhe disa lloj mishrash dhe peshku.

“Dieta me Oriz”, ja si funksionin dhe të gjithë planet e saj që ne ju rekomandojmë:

Shënim: Dieta duhet të ndiqet në Mëngjes – Drekë dhe Darkë dhe për çdo vakt ne do t’ju ofrojmë nga 1 shembull. Ju duhet vetëm të ndiqni atë që ju shijon me shumë dhe kështu vendosni vetë se cilin shembull do të ndiqni.

MËNGJESI:

Shembulli i parë: Kafe pa sheqer, 1 mollë jeshile, 1 filxhan me oriz të zier.

Shembulli i dytë: 1 filxhan me oriz të zier, kafe pa sheqer, 1 fetë buke me pak mjaltë.

Shembulli i tretë: 1 filxhan me oriz të zier, kafe pa sheqer, 3 hurma arabie.

Shembulli i katërt: 1 filxhan me oriz të zier, kafe pa sheqer, 1 mollë jeshile, 1 gotë me lëng portokalli.

Shembulli i pestë: 1 filxhan me oriz të zier, kafe pa sheqer, gjysmë molle jeshile, 1 fetë buke me një fetë të hollë proshutë pule.

DREKA:

Shembulli i parë: 1 filxhan me oriz të zier, 1 pjatë me supë me perime, kafe pa sheqer, ose çaj.

Shembulli i dytë: 1 filxhan me oriz të zier, 1 gotë me qumësht pa yndyrë, 150 gr mish të bardhë pule.

Shembulli i tretë: 1 filxhan me oriz të zier, 1 pjatë me supë me perime, 100 gr mish të kuq.

Shembulli i katërt: 1 filxhan me oriz të zier, 1 pjatë me supë me perime, 1 mollë jeshile, kafe pa sheqer.

Shembulli i pestë: 1 filxhan me oriz të zier, 1 pjatë me supë me perime, 1 pjatë sallë të stinës, 1 gotë qumësht pa yndyrë, kafe pa sheqer.

DARKA:

Shembulli i parë: 1 filxhan me oriz të zier, 100 gr mish të bardhë (pule), 1 mollë jeshile.

Shembulli i dytë: 1 filxhan me oriz të zier, supë peshku, 2 karota të ziera.

Shembulli i tretë: 1 filxhan me oriz të zier, sallatë të stinës.

Shembulli i katërt: 1 mollë jeshile, 1 karotë, 1 filxhan çaji me oriz të zier.

Shembulli i pestë: 1 filxhan me oriz të zier, supë me perime ose peshk, 1 mollë jeshile, 1 gotë qumësht pa yndyrë.

Shembulli i gjashtë: 100 gr mish pule të bardhë, sallatë të stinës, 2 karota, gjysmë gote me kos pa yndyrë.

Rekomandim: Lexojini me shumë vëmendje të gjitha shembujt e Mëngjesit-Drekës dhe Darkës dhe zgjidhni atë që ju duket i përshtatshëm për oreksin tuaj.

Të gjitha ato vakte janë llogaritur që jo vetëm t’ju ndihmojnë në misionin e dobësimit, por edhe të shtojnë në trupin tuaj sasinë e nevojshme të proteinave dhe lëndëve ushqyese ndaj dhe ky plan ushqimor, është më i rekomanduari për momentin.