ish-ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo thotë se qeveria nuk ka pasur asnjë strategji të qartë dhe transparente për përballimin e pandemisë së COVID-19. Ai akuzon se, kryeministrin është përpjekur që ta përballojë këtë situatë me propagandë.

 

“Nuk ka ekzistuar një strategji solide, e qartë dhe transparente. Është lënë në dorë të spontanitetit dhe improvizimit. Kryeministri nuk është mjet që të dilte të bënte deklarata në emër të Komitetit të Ekspertëve. Asnjë prej homologëve të tij në rajon nuk ka bërë një gjë të tillë”, tha Tavo.

 

Madje sipas ish-ministrit as shifrat që jepen zyrtarisht për të inf ektuarit dhe vi ktimat nga coronavirus nuk janë realë. “Numrat nuk janë realë, sepse numri i tamponëve ishte minimale për të pasur një panoramë të situatës së epidemisë dhe nga ana tjetër nuk ka pasur transparencë. Padyshim që numri është më i lartë”, tha ai.