“Na fusni në sherre kot”, Romeon e ngatërruan sërish me Donaldin, por kësaj here puna ishte me pak spec!

Aktori Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani konfirmuan më në fund lidhjen e tyre të dashurisë, pas muajve të tërë si kryefjala e mediave. Në Instagram, ata ndanë foto të ëmbla me njëri-tjetrin dhe morën vëmendje të madhe nga publiku shqiptar. Mirëpo, një ngatërresë e vogël ka ndodhur me Donaldin dhe vëllain e tij binjak, Romeon.

 

Kjo nuk është hera e parë që dy djemtë i ngatërrojnë me njëri-tjetrin dhe në lajmet që kanë qarkulluar në media, është ngatërruar fytyra e tyre. Në vend të fotove të Donaldit janë vendosur foto të Romeos dhe puna kësaj here ishte me pak spec, pasi siç thotë ky i fundit, nuk ka ndërmend të futet në sherre kot.

 

“Ai në foto nuk është Donaldi, ai në f0to jam unë! Ju lutem ndryshojeni sepse na fusni në sherre kot. Ju lutem brenda mundësive, vendosni një foto të Donaldit. Faleminderit për mirëkuptimin, mirupafshim!”- tha aktori në video.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...