Në fillim të përhapjes së pandemisë të rrezikuar ishin vetëm të moshuarit, ndërsa tani COVID-19 nuk kursen as të rinjtë . Çdo ditë në Shqipëri po konfirmohen raste të reja të prekura me virus ndërsa mes tyre janë raportuar edhe raste të fëmijëve , adoleshentëve dhe të rinjve.

Kjo ka bërë që një pjesë e të rinjve në qytetin e Shkodrës të frikësohen nga infektimi .

Masat mbrojtëse të rinjtë shprehen se i përdorin në ambiente të mbyllura ndërsa mundohen të rujanë distancën fiziket për të parandaluar infektimin nga personat e tjerë.

Mjekët bëjnë apel vazhdimisht që të rinjtë që të mos e konsiderojnë veten si të paprekshëm apo të pamposhtur. Ndaj duhet të tregohen sa më të kujdeshëm dhe të përdorin masat mbrojtëse jo vetëm në ambientet e mbyllura por kudo .

StarPlusTv