Situata e pandemisë së koronavirusit ka sjellë dhe kufizime të shumë të aktiviteteve sociale, një prej të cilave janë edhe dasmat. Nisur nga ky fakt disa femra të veshura me fustan të bardhë kanë protestuar në Itali me synimin që të rilejohet zhvillimi i ceremonive dasmore në vend.

“Na jepni sërish të drejtën për të festuar”, ishte slogani i tyre, ndërkohë që marshonin pranë shatërvanit të Trevi. Ky mobilizim u ndërmorr nga Shoqata italiane e dhuratave, festave dhe dasmave.

Në të njejtën kohë, në Piazza di Montecitorio, njëqind operatorë dasmash së bashku me shumë klientë, protestuan për njohjen e të drejtave të tyre dhe përmbushjen e kushteve në lidhje me sektorin. Sektori i dasmave prej kohësh ndodhet në krizë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.