Ditën e sotme, pas disa muajsh pushim prej koronavirusit, ka nisur transporti publik brenda qytetit dhe ndërqytetas. Ndër pasagjerët e parë që ka shfrytëzuar rinisjen e lëvizjes është edhe deputeti i opozitës së re, Selami Jenisheri.

Në një intervistë për “Fax News”, Jenisheri ka bërë me dije se ishte nisur për në Lezhë pasi duhej që të merrte pjesë në proces gjyqësor në Lezhë. Më tej, në intervistën e tij, deputeti ka folur edhe për masat e sigurisë, duke treguar se vetë i respektonte i pari për të dhënë shembullin e mirë tek qytetarët.

PJESË NGA INTERVISTA:

PYETJE: Pse jeni këtu?

Selami Jenisheri: Duhet të iki në Lezhë. Kam proces gjyqësor në Gjykatën e Lezhës. Po pres…

PYETJE: Sa keni që prisni?

Selami Jenisheri: Punë 5 minutash. Në orën 10 nisën, këtu makinat janë shofera serioz që respektojnë orën. Në 10 nisen.

PYETJE: I keni masat mbrojtëse me vete?

Selami Jenisheri: Po, unë i rri larg njerëzve. Kryej detyrën time. Aq më tepër që jam deputet i Kuvendit të Shqipërisë.