Këngëtarja shumë e dashur për publikun prej vitesh, Liljana Kondakçi ishte e ftuar sot në programin “E diell”. Vitet duket sikur kanë ndalur për Liljanën dhe pikërisht për këtë arsye gazetari Ervin Kurti, e pyeti këngëtaren se kush është sekreti që nuk ka asnjë rrudhë në fytyrë.
Liljana u përgjigj se një faktor i rëndësishëm sipas saj është dhe ana gjenetike. Këngëtarja u shpreh se ajo ka rrudha, por ndoshta fansat e saj nga pëlqimi që kanë për të nuk ja vënë re.
Ndërkohë gjatë “E diell”, Liljana na riktheu pas në kohë dhe këndoi një mori këngësh nga repertori i saj.