Privatizimi i Vllaznisë drejt finalizimit, Voltana Ademi: Do prezantojmë propozimin, kemi një avantazh

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka folur në emision “Fair Play” të Enkeleda Zeikos në Syri TV në lidhje me privatizimin e Vllaznisë. Ajo ka përsëritur se skuadra ka vuajtur nga mungesa e fleksibilitetit, por kurrsesi nuk ka prishur punë për privatizimin e klubit.

 

“Klubi Vllaznia është 100% shoqëri aksionere e themeluar nga Bashkia Shkodër. Mënyra e organizimit, duke qenë publike, ka vështirësitë e veta. Ka patur përpjekje gjatë gjithë këtyre viteve për t’u privatizuar, por nuk ka ndodhur asnjëherë. Në kuptimin juridik është shitja e aksioneve, jo privatizimi. Te Vllaznia nuk ka asnjë rast pagesa që kryhen jashtë sistemit”.

 

“Procedura e privatizimit, nuk mund të përshpejtohet. Për momentin po flasim për procedurë, pasi nuk mund të flasim për ofertë nga kandidatë të ndryshëm. Kemi folur me ekspertë për të modeluar procesin e privatizimit. Vllaznia është klubi i parë shqiptar dhe kjo i jep një avantazh. Procesi është në fazën që kemi bërë një raport paraprak, kemi mbyllur bilancet e vitit 2019 dhe në ditët në vijim po bëhemi gati të prezantojmë në Këshillin Bashkiak një propozim që Bashkia e Shkodrës të vendosë në shitje aksionet e klubit”.

 

“Këshilli Bashkiak do të përcaktojë se sa përqind të aksioneve do të shiten dhe çmimi fillestar. Bëhet fjalë për një procedurë tërësisht transparente dhe të konfirmuar”, deklaroi kryebashkiakja e Shkodrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...