Historia e Alvin Berishës, 11-vjeçarit që doli nga “kampi i ferrit”Al Hol në Siri preku zemrat jo vetëm të shqiptarëve, por edhe më gjerë e sidomos në shtetin fqinj të Italisë.

 

Që nga nëntori i vitit 2019, ai i është bashkuar familjes së tij në Itali ndërsa gjatë kësaj kohe mediat e kanë ndjekur ndryshimin drastik të tij jo vetëm në pamje por edhe në zhvillim.

 

Gazetari shkodran pjesë e stafit të Le IENE, Taulant Kopliku , ka publikuar së fundmi , një foto të tij me Alvin Berishën. Ata kanë zgjedhur Shqipërinë për të nisur pushimet në Qerret të Kavajës dhe duken entuziast dhe të relaksuar.

 

Tashmë duket se Alvin, është përshtatur mjaft mirë me jetën e re, duke lënë pas një të shkuar jo pak të vështirë.