Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denon cimin e një qytetari. Në një regjistrim audio të publikuar nga Berisha në rrjetin e tij social, dëgjohet teksa qytetari shprehet se prej pesë ditësh është me shenja të koronavirusit, ndërkohë që nuk i përgjigjen autoritetet shëndetësore, gje e cila ka lene pa fjale dhe Zotin Berisha.

 

Ai kërkon të bëjë tam ponin, ndërsa thotë se 127 dhe mjeku familjes nuk i janë përgjigjur.

 

“Kam pesë ditë që vuaj nga Covid. Kam te gjitha shenjat, kam njoftuar të gjithë shtetin shqiptar. Nga 127, ministria e Shëndetësisë dhe deri te mjeku i familjes dhe nuk më përgjigjen të më vijnë të më bëjnë tam ponin.

 

Jetoj vetëm në Tiranë. Të lutem më ndihmo, të më vijnë të bëjnë tam ponin”, dëgjohet të thotë qytetari, ndërsa i kërkon Berishës ta ndihmojë