Gazetari publikon fotot dhe ngre alarmin: Godina e bashkisë Shkodër po degradon! E pafalshme

Gazetari Bepin Kolvata ngre alarmin lidhur me godinën e Bashkisë Shkodër, për të cilën shkruan se po degradon ditë pas dite.

 

Përmes një postimi në “facebook” ai shkruan se është e pafalshme “që ajo lihet deri në pikën sa i bien grilat e drurit, çatia i pikon, e zyrtaret që punojnë në të për të shmangur të ftohtin kanë vendosur secili sipas dëshirës diku dritare ngjyre kafe apo diku tjetër duralumin”.

 

Shkruan Bepin Kolvata: Trishtuese te shohesh se si dite pas dite godina e bashkise Shkoder po degradon. Eshte nje prej objekteve simbol te qytetit, e cila u ndertua me shume se 100 vjet me pare, me nje stil te veçante arkitekturor, ne pershtatje me zonen muzeale te kryeqendres se veriut.

 

E pafalshme qe sot ajo lihet deri ne piken sa i bien grilat e drurit, çatia i pikon, e zyrtaret qe punojne ne te per te shmangur te ftohtin kane vendosur secili sipas deshires diku dritare ngjyre kafe apo diku tjeter duralumin.

 

Ajo ka nevoje per rikonstruksion te plote, per te ruajtur identitetin e saj dhe per ti dhene pamjen e denje, si nje prej institucioneve me te rendesishme ne qytet. Bashkia Shkoder dhe Instituti i Monumenteve te Kultures duhet te reagojne me shpejtesi e te mos heshtin perballe kesaj gjendje!

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...