Detaje të reja nga ngjarja në Kombinat, kunati i Zhaneta Josifit: Shkova ta takoja, por Zhaneta e mbante vajzën në dhomën tjetër

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kombinat, ku u gjetën të vdekura në banesë Zhaneta Josifi dhe e bija Anisa Josifi, ndërsa vajza tjetër Blerta pasi u shtrua në spiotal në gjendje të rëndë, tashmë ndodhet në psikiatri.

Kristollari së bashku me bashkëshorten, për një kohë të gjatë kanë tentuar ti nxjerrin nga vendi ku ishin izoluar, pa ditur se njëra prej tyre, Anisa, nuk jetonte më.

“Anisa kishte studiuar për ekonomi biznes, Blerta inxhiniere elektronike. Blerta punoi nja 5 vjet inxhiniere. Pas 5 vjetësh çupën e heqin. Reformë 200 veta. Anisa ç’merrte nga këto komunikimet me internet. U fut brenda në shtëpi!“Ardhur nga Holanda më duket në Përmet, pastaj vazhduan lidhjet me këtë grup të Përmetit. Para një viti e ka marr një grua Anisën dhe i thoshte “Stop, Stop, mos lexo këto libra!”.

Ato filluan të mbyllen. U mbyll e para Anisa, dalëngadalë dhe Blerta. Erdhi koha e pandemisë, nuk vinte në punë as e ëma. Ishte fundi i marsit. Të dyja më hapën derën, Blerta dhe Zhaneta. U ula në tavolinë. Anisa ka ardhur xhaxhi! Anisa dil! Jo s’u përgjigj Anisa, Anisa kish mbaruar. Nuk e pash ishte në dhomën tjetër.

I thash Zhanetës i kërkova vajzën. Dale dhe një javë, fundi i marsit, dale dhe fundi i prillit, i vajta prapë nga fundi i muajit. Zhaneta ishte ulur në të njëjtin divan me Blertën, se kishte hall se mos e tradhtonte Blerta. Se Blerta matej sikur të thoshte diçka!”, u shpreh kunati i Zhaneta Josifit, për TCH.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...