“Po të jetë njeri k*rderr, të futet brenda”, Gjergj Luca nuk i bindet policisë, del me duar në xhepa: Nuk më merr fytyrën një familje

Banorët e Fushë-Labinotit janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme kundër fabrikës së peshkut. Ata janë pëplasur me administratorin e firmës së peshkut. Protestuesit e kanë quajtur Lucën hajdut, teksa ky i fundit po qëndronte përpara derës së kompanisë, duke mos iu bindur urdhërit të policit për t’u larguar.

 

“Po të jetë njeri k*rderr, të futet brenda”, Gjergj Luca nuk i bindet policisë, del me duar në xhepa: Nuk më merr fytyrën një familje

Gjergj Luca

 

29 Qershor, 2020 19:29

 

ELBASAN-Banorët e Fushë-Labinotit në Elbasan janë ngritur në protestës sërish ditën e sotme, kundër fabrikës së peshkut “Razafa”. Ata pretendojnë se kërkesat e tyre nuk kanë gjetur zgjidhje.

Tek dera e fabrikës ndërkohë ka dalë vetë Luca, i cili ka përdorur një fjalor të rëndë ndaj banorëve, ndërsa nuk i është bindur urdhërit të policit, i cili i kërkon që të largohet.

“Po të jetë njeri ka*derr të vijë të hyjnë këtu tek dera. Gaboni me më dal për zot. Unë i dal vetes për zot. Kta paljaco s’më marin ftyrën mu”, dëgjohet të thotë Luca.

 

Ndërkohë banorët nuk i kanë ndalur asnjë sekond ofendimet, duke e quajtur Lucën, hajdut.

Nga ana tjetër Luca është kundërpërgjigjur, duke thënë se nuk ka grabitur asnjë njeri në jetën e tij dhe nuk do të lëvizë nga vendi pavarësisht ofendimeve.

 

Këta nuk më marrin fytyrën mua. Unë s’kam vjedh njeri në jetën time, nuk kam grabitur njeri, nuk i kam rënë njeriu në qafë, janë 1 mijë vetë në punë dhe 1 familje të më marrë fytyrën mua. Vazhdoni shani, unë këtu jam nuk lëviz prej këtej”, thotë Luca.

 

Pas debateve të shumta, Luca u premtoi banorëve se do të vendosë dy puse tek tubi kryesor, në mënyrë që banorët, të mos kenë probleme me furnizimin me ujë. Gjithashtu ai shprehur gatishmërinë që të ballafaqohet me banorët në praninë e mediave.

 

Banorët e Fushë-Labinotit janë ngritur prej kohësh në protestë ndaj fabrikës së peshkut “Rozafa” në Fushë-Labinot. Banorët akuzuan pronarin e kompanisë, Gjergj Luca se po u grabit ujin dhe tokat. Gjithashtu ata pretendojnë se Luca po ndot lumin Shkumbin me mbetjet e peshkut. Po ashtu banorët janë shprehur se kanë marrë edhe kërcënime.

(g.sh/dosja.al)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...