Qeveria britanike e Boris Johnson ka shpallur sot një listë të plotë të vendeve, qytetarët e të cilave që do duan të shkojnë në Britaninë e Madhe, duke filluar nga data 10 korrik do të jenë të përjashtuar nga masa e karantinimit 14 ditorë.

Shqipëria, e cila para pak ditësh nga BE-ja nuk u përfshi në vendet e ashtuquajtura ‘të sigurta’ nga pikëpamja epidemiologjike, dhe për rrjedhojë nuk iu hapën kufijtë me vendet e Unionit, edhe në listën britanike nuk figuron.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 60 shtete dhe territoret e huaja që konsiderohet se kanë nivele të ulëta të koronavirusit nuk do të duhet të izolohen. Ndër vendet që nuk janë në listë, veç Shqipërisë janë Shtetet e Bashkuara, Suedia, Meksika, Brazili, Rusia, Irani, India, Pakistani dhe Bangladeshi.