Katër raste të reja janë konfirmuar në Durrës të infektuar me COVID-19.
Mësohet se janë infektuar ata persona, që ushtrojnë kontrolle mbi subjekte e biznese të ndryshme për të respektuar masat anti-covid.

 

Sipas Report Tv, janë infektuar tre punonjës të Inspektoratit Shëndetësor dhe një punonjës i AKU-së.

 

Gjithashtu në 24 orët e fundit 5 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në qytetin e Vlorës. Pesë rastet janë kontakte të të prekurve të mëparshëm./CNA.al