Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka treguar mbrëmjen e sotme se një foshnje dy muajshe ndodhet në spitalin Pediatrik, pasi është konfirmuar me Covid-19.

 

Manastirliu deklaroi se foshnja së bashku me nënën janë duke marrë shërbimin e tyre te Infektivi.

 

“Kemi një rast të një foshnje 2 muajshe që është shtruar në spitalin Pediatrik në shërbimin e Infektivit bashkë me të ëmën e vet. I ka dhënë pasojë Covidi, është rasti i parë që ne kemi një fëmijë të shtruar në spitalin Infektiv që kërkon trajtim mjekësor së bashku me nënën e tij”, tha ministrja në emisonin “Opinion”./ CNA.al