Koleksionisti i njohur: Rama ka bërë bu rg në Francë, ndërroi emrin qëllimisht nga Edvin në Edi

Koleksionisti i njohur, Gjergji Thimo ka qënë i ftuar dje në emisionin A-Show në Syri Tv. Ai ka folur për kryeministrin Rama duke bërë publike dosjen AL.1961138/A e cila tregon se Edi Rama është dë nuar në Paris në vitin 1993 i ak uzuar për gra bitjen e ikonave.

 

Sipas Thimos, Rama është i ak uzuar për gr abitje në Francë Itali dhe Qipro për gr abitje ikonash. Ai ka sjellë dëshmi të cilat tregojnë se Rama ka qënë i dë nuar për gr abitje të ikonave.

 

Ndërsa ka thënë se kryeministri ynë aktual ka ndërruar qëllimisht emrin nga Edvin në Edi dhe në formularin e vetëdeklarimit nuk shkruan asgjë për periudhën 1993-1998, gjë që e ka fshehur.

 

Thimo i ka bërë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës.

 

Gjergji Thimo:
Besoj se gjithë populli që po më dëgjon e shikon që unë flas me prova dhe fakte. Nuk është e rastësishme që pikërisht në këtë çështje del emri i kryeministrit Rama. Kjo sepse ai është spikatur në vjedhje ikonash. Unë i kam thënë që je i dë nuar në Francë, Itali dhe Qipro. Unë sot i dal publikisht përballë Edi Ramës për provat dhe faktet që do të publikoj. Dhe po i them që ti je i spikatur në shkatërrimin dhe vjedhjen e artit ikonografik shqiptar. E para duhet të vi Fatos Nano dhe të thotë ku e ka gjetur këtë njeri, duke u mbështetur në fjalët e tij se e gjeta me thonj të paprerë në Francë.

 

Më pas kemi këshilltarin e Merkelit që doli dhe e pyeti direkt nëse ka qenë i dë nuar në vitin 1994 për vjedhje ikonash gjë që pasoi me heshtjen e Ramës. E them edhe njëherë që ky është një njeri i spikatur në vjedhjen e ikonave. Gjatë një konflikti që kam patur më të vetë Koço Kokëdhima ma ka pranuar se Edi Rama është i dë nuar në Francë. Unë këtu dua të sjell edhe disa fakte. Ne kemi një kryeministër që në formularin e vetëdeklarimit nuk shkruan asgjë për periudhën 1993-1998, gjë që e ka fshehur. Kemi periudhën kur Edvin Rama ka ndërruar emrin në Edi Rama, dhe këtë e ka bërë jo pa qëllim.

 

Pse? Sepse ai ka qenë i dë nuar në Francë. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dë nuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A. Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është bu rgosur në Paris për vjedhje të ikonave. Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësisë franceze dhe jo policisë franceze.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...