Ja kush janë të vetmit që mund të kalojnë! Greqia s’hap kufijtë tokësore me Shqipërinë së paku edhe për dy javë të tjera (Video)

Data shënon 2 korrik dhe kufijtë tokësor me shtetin grek vazhdojnë të jenë të mbyllur. Në doganën e Kakavijës kalojnë vetëm shtetasit me pasaportë greke dhe shqiptarët me leje qëndrimi në Greqi. Në këtë kategori hyjnë edhe minoritarët.

 

Vendimet e qeverisë greke kanë qenë kontradiktore ditët e fundit, por tashmë është fakt se kufiri do të vijojë të jetë i mbyllur së paku edhe dy javë.

 

Mes personave të ndaluar sot në doganën e Kakavijës ishte edhe një zyrtar i Malit të Zi që po kalonte tranzit nga Shqipëria. Ai nuk u lejua të hynte në shtetin grek edhe pse kishte marrë një bar-cod përmes aplikimit online.

 

Në deklaratën e lëshuar nga ambasada greke pak ditë më parë thuhet se lejohen fluturimet drejt aeroportit të Athinës, por nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi përmes linjave detare dhe rrugore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...