Nuk po njeh rënie numri I të infektuarve ditorë me COVID-19 në qarkun Shkodër. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 14 raste të reja këtë të enjte, ku gjashtë raste I përkasin bashkisë Shkodër, gjashtë raste të tjera janë konfirmuar në bshkinë Fushë-Arrëz dhe dy raste janë konfirmuar në bashkinë Vau Dejës.

Në bashkinë Fushë-Arrëz prej pothuaj dy muajsh nuk ka patur raste të reja të prekura nga virusi dhe gjashtë rastet e shfaqura janë vatra të reja infeksioni. Ndërkohë në Shkodër, rastet e sotme janë shpërthim komunitar, ku kryesisht janë persona të cilët janë infektuar edhe në ambjentet e spitalit Rajonal të Shkodrës. Ky institucion mbetet ndër vatrat më të rrezikshme që prej përhapejs së pandemisë ku janë konfirmuar të infektua rnjë numër I konsiderueshëm pacientësh dhe personeli mjekësor.

Një ditë më parë, në spitalin infektiv në QSUT u shënua viktima e dhjetë nga koronavirusi për qytetin e Shkodrës. Bëhet fjalë për një 86-vjeçar I cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh dhe nuk ka arritur të fitojë betejën më COVID-19, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Deri më tani, sipas shifrave të bëra publike nga Ministria e Shëndetsisë, 152 është numri I rasteve aktive me COVID-19 në qarkun Shkodër, ku 141 janë persona të vetëizoluar në banesa dhe pa simptoma të virusit, ndërsa 11 janë pacientë të shtruar në Spitalin Infektiv, gjendja e të cilëve është më e rënduar. Prej pothuaj një muaji në Shkodër ka patur një rritje të ndjeshme të numrit të qytetarëve të prekur nga koronavirusi.

Shkak për krijimin e kësaj situate është lehtësimi I masave anti-COVID19, por përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore I bëjnë apel qytetarëve të kenë kujdes gjatë lëvizjeve në qytet, të ruajnë distancën fizike dhe të përdorin maskat mbrojtëse.