Brenda makinës jashte serie luksoze të Enver Hoxhës

Diktatori Enver Hoxha ka përdorur një makinë për disa raste të veçanta. Bëhet fjalë për një makinë “Mercedes-Benz” të prodhuar në vitin 1966 dhe për kohën ka qenë një nga mjetet më luksoze dhe të shtrenjta të kohës.

Një mrekulli inxhinierike e konsideruar nga ekspertët. Është prodhuar me porosi dhe e personalizuar. Emisioni “Opinion” në Tv Klan u ndal tek një seri makinash Retro mbrëmjen e kësaj të marteje.

 

Makina e diktatorit ka një lartësi tejet të lartë në pjesën e prapme. Timoni është ndër më elegantët për kohën. Çdo gjë është e veshur me inoks, diçka e rrallë për kohën. Midis tyre ka kondicionim me dy zona, sedilje me amortizim special dhe radio komunikimi.

 

Makina ka të regjistruara 14 mijë kilometra. Madje Blendi Fevziu solli në pah një detaj interesant, që Hoxha asokohe i ka hipur shumë pak.

Pjesa më interesante është ku ulej Hoxha. Aty kishte perde, ndërsa ai nuk ulej prapa truprojës siç ndodh zakonisht, por prapa shoferit. Makina kishte hapjen e xhamit si dhe shtyrjen e sediljeve me buton, diçka që është e rrallë edhe për makinat ditën e sotme.

 

Mjeti kishte mundësinë për një tavolinë ku diktatori mund të shkruante. Edhe pjesa e bagazhit është interesante. Brenda ka gomën rezervë, një gomë që sipas legjendës nuk është ndërruar kurrë.

 

Makina është prodhuar në afro 25 copë dhe ka funksione që për kohën nuk i kishte asnjë makine serie. Nuk është një makinë e blinduar, por një version i një limuzine për shkak të gjatësisë. Mjeti është pronë e shtetit shqiptar.

 

Për herë të fundit makina është përdorur për ku ka mirëpritur grupin legjendar ‘Scorpions’./tvklan

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...