Si duhet të ushqehemi dhe të forcojmë sistemin imunitar në një periudhë kur koronavirus ka mbërritur shumë pranë vendit tonë? Dietologia Blerina Bombaj e ftuar në programin ‘Ftesë në 5’, ka treguar se si duhet të ushqehemi për të pasur një sistem të fuqishëm imunitar gjatë kësaj periudhe.

 

“Duhet të jemi gjakftohtë dhe të lexojmë informacion serioz dhe të sigurt. Deklaratat thonë që ky vi. rus është pak më serioz se gripi i zakonshëm , ata që preken janë mosha të mëdha dhe të sëm. urë kro. nikë dhe duket se fëmijët kanë një mbrojtje kundra këtij vir. usi.

 

Ajo që kemi në dorë të bëjmë është një regjim i shëndetshëm të të jetuarit që do të thohtë jo vetëm të ushqyerit, por duke nisur nga një gjumë i plotë dhe i mirë, të bëjmë shëtitje sa të mundemi në ajër të pastër, të mos pimë duhan në ambiente të mbyllura dhe mundësisht ta lëmë fare sepse ky vi. rus atakon shumë rrugët respiratore.

 

Gjumi, pushimi, ushqimi dhe hidratimi janë një shtyllë shumë e mirë e shëndetit të njeriut përveç masave që i kanë thënë më së shumti specialistët e shëndetësisë: larja e duarve, higjiena e cila të reflektojë edhe në gatim e ushqim.

 

Siguria ushqimore ka të bëjë me higjienën që kur ne e blejmë ushqimin, ku e blejmë, në çfarë kushtesh. Disa burime thonë se ky vi. rus ka ardhur nga tregjet e mishit në Kinë sepse mendohet që janë kafshët ato që e kanë transmetuar këtë vi. rus tek njeriu, kështu që duhen parë kushtet e tregtimit të ushqimit.

 

Siguria ushqimore duhet të vazhdojë edhe në shtëpi me ruajtjen e zinxhirit frigoriferik të freskisë apo ngrirjes, ndarja e ushqimeve që do të gatuhen me ushqimet që nuk do të gatuhen.

 

Mishi, peshku nuk duhet të bien asnjëherë në kontakt me sallatën. Sipërfaqet ku ne gatuajmë dhe përgatisim ushqim duhet të jenë shumë të pastra. Produktet shtazore duhen gatuar mirë, duhet të heqim dorë nga ushqimet e gjalla dhe krudo.”

 

Gjithashtu dietologia shton se këtë periudhë duhet të jemi të mirëushqyer, nuk është koha për dieta dra. stike, ditë detox, por t’i marrim të gjitha vlerat ushqyese, edhe nga mishi i viçit e i pulës të cilat janë të pasura me minerale dhe na ndihmojnë të prodhojmë leukocite.

 

“Për sa i përket elementeve specifikë në botën e ushqimeve që mund të na ndihmojnë të forcojmë pak më shumë imunitetin përmendim propolisin, i cili prodhohet nga bleta për të blinduar kosheren e saj që të mos preket dhe është një përforcues fantastik i shëndetit.

 

Rigoni gjithashtu është një nga bimët me efekt antiba. kterial dhe antivi. ral shumë të fortë. Hudhra, qepa gjithashtu janë antibi. otikë natyralë. Për të qenë korrekt, nuk mund të themi se janë shëruar njerëzit nga koronavirus se kanë ngrënë hudhër, por se i marrim këto ushqime që mbrojnë sistemin imunitar, nuk bëjmë asnjë të ke. qe”, u shpreh dietologia.