Një lëkundje tërmeti është regjistruar mbrëmjen e djeshme në vendin tonë, e cila është ndjerë kryesisht në jug të vendit.
Paraprakisht bëhet me dije se tërmeti ka pasur një magnitudë prej 3.4, ndërsa epiqendra ndryshe nga herët e tjera të muajve të fundit, është regjistruar në detin Adriatik rreth 7 km larg Vlorës.
Tërmeti ka pasur një thellësi të vogël prej vetëm 2 km, dhe kjo ka bërë që shumë prej qytetarëve ta kenë ndjerë atë, dhe ta kenë raportuar edhe në rrjetet sociale. Nuk raportohen dëme materiale nga lëkundja e ndodhur.