Një ndër serialet më të ndjekur të TV Klan ka qenë edhe seriali “Xhenet” i cili përfundoi pak muaj më parë. Me siguri aktoren bukuroshe, Almila Ada që luante rolin kryesor, Xhenetin nuk e keni harruar.

Nga Almila kemi një lajm të bukur, sidomos për karrierën e saj. Aktorja është bërë e famshme ndërkombëtarisht.

 

Seriali “Xhenet” është shitur në 50 vende të botës dhe një ndër to është edhe një televizon afrikan.

 

Kështu aktorja ka nisur të marrë famë ndërkombëtare duke arritur kulmin e karrierës në moshën 25-vjeçare.

Përpos aktrimit, Almila është edhe balerinë dhe jep mësim në shkollën e saj të baletit.

Aktorja ka treguar se e ka pasur ëndërr të hapë një shkollë baleti dhe ja ka arritur./Xing.al