Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj është shëruar nga koronavirusi. Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në Instastory.

Përmes postimit ai ka falënderuar të gjithë ata që i kanë ndenjur pranë.

 

Kujtojmë se Binaj u prek nga Covid-19 disa ditë më parë, por nuk kishte asnjë simptomë dhe se ndodhej në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Fatmirësisht asnjë nga familjarët e aktorit nuk rezulton i prekur .

 

Binaj shkruan:

Më në fund, Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndejtën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi.