Pas një ndërprerje të gjatë si shkak i COVID-19 teatri “Migjeni” rikthehet duke nisur sezonin artistik me koncertin “Pranverë me kengë”. Duke marrë parasysh pandeminë e COVID-19 që vazhdon, drejtuesit e teatrit kanë menduar që të zhvillojnë një koncert në natyrë në zonën turistike të Shirokës. Drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka thotë se në sheshin e Shirokës hapësira është e mjaftueshme për të ruajtur distancën fizike ndërsa fton qytetarët që të vijnë të paisur me maska mbrojtëse

 

Lidhur me mundësine e grumbullimit të qytetarëve, drejtorja e teatrit beson se publiku shkodran do të dijë të respektojë distancën fizike.

 

Udhëheqësi artistik i këtij koncerti Ilir Zoga falenderon artistët që kanë bërë prova në këto kushte të vështira ndërsa thotë se koncerti do të ketë surpriza.

 

Në koncertin “Pranverë me këngë” të datës 1 korrik që do të jetë në orën 20:00 do të marrin pjesë këngëtarët Mukades Çanga, Rezarta Smaja, Laurjan Ejlli, Orjeta Kelaj, Leonard Guga, Blerta Cina, Ylber Tahiri, Leonora Luca, Ademir Fresku, Glerdit Turmetaj, Silvia Kacarosi dhe grupi “Karajfilat që ka Shkodra” me orkestrën e përbërë nga Ilir Zoga, Namik Jahja, Idrit Kodraliu, Fatmir Mesi, Bledi Doçi dhe Dritan Mlika.