Ambasada e Greqisë në Tiranë ka njoftuar për hapjen e kufijve ajrorë me Shqipërinë, por ka bërë me dije do të vijojnë të jenë të kufizuara kalimi përmes linjave detare, rrugore dhe hekurudhore.

Nga këto kufizime përjashtohen një kategori individësh të cilët janë:

Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi.

Kalimi i kamionëve për transport mallrash

Transporti i mallrave me anije

Hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentat përkatëse.