XHAMIA E PLUMBIT DHE NDËRTIMI I SAJ ME PLUMBIN E MARRE NGA KISHA E SHËN KRYGJËS

KISHA E SHËN KRYQES NË GUSHTË DHE XHAMIA E PLUMBIT NË SHKODËR

Fshati Gushte ndodhet ballëpërballë Komanit dhe nën vrojtimin e drejtpërdrejtë të Kalasë së Dalmacës në vijë ajrore 2.4 km, në rrjedhjën e djathtë të lumit Drin, në lartësinë 80m mbi nivelin e detit (sot salla e makinerisë së HC Komàn).

Në këtë vend duken qartë gjurmët e së kaluarës si në emrat e vendeve të shenjta, ashtu edhe toponimet e shumta e domethënjet e tyre. Në një shpat shkëmbi (sipër digës së HC Komàn) gjendet emërtimi i një vendi i quajtur “Gjurma e Shejtit“ dhe thuhet, sipas traditës, se është e Shën Gjergjit, i cili vret kuçedrën, mbasi ajo kërkonte çdo ditë një njeri t’i bëhëj fli. Njëherë Shenjti takon një vajzë të vogël që qante.

Ajo i shpjegoi se kishte radhën për t’u ngrënë nga lubia dhe nuk kishte rrugë tjetër, përndryshe ajo bënte kërdinë në fshat e krahinë. Atëherë Shenjti i kërkon të kthehej në shtëpi, pasi do të merrej vetë me këtë punë.

Pas shumë lutjesh, vajza kthehet, ndërsa Shën Gjergji vazhdon rrugën derisa ndesh kuçedrën, bën duel më të dhe e vret. (Tregime gojore te popullit te Gushtës)

E shpjegova këtë legjendë të ruajtur në Gushtë e më tej, jo për përmbajtjen, por për zanafillën dhe vjetërsinë e saj. Kjo gojëdhënë ka burimin qysh në kohën e ilirëve dhe është trashëguar deri në ditët e sotme.

Shën Jeronimi (Hieronymusi, babai i kishes) nga Iliria përshkruan jetën e Shën Hilarionit te Gazes , i cili erdhi në Epidaur (Raguza e Vjetër, shën. i aut.) në vitin 365 pas Krishtit për të çliruar popullin e vet nga tmerri i gjarpërit gjigand Boas me namë, që hante bagëti e njerëz.

Shenjtori e vrau gjarpërin me zjarr dhe të krishterët e kujtuan për një kohë të gjatë. Vrasja e gjarpërit nga Shën Hilarioni ka patur një ndikim të fortë te njerëzit përderisa është ruajtur ndodhia deri në ditët e sotme.

(Wilkes, “Ilirët” fq 258). Po këtë ndodhi të Shën Hilarionit e përmend edhe Jireçek te“Historia e Serbëve” fq 47.

Le të ndalemi pak te kisha e Shën Krygjës në Gushtë: “Një murgeshë e ka goditë me shpenzimet e veta” – thuhet në popull, por edhe At Gjon Karma “Ndër Malet Tona” f.152.
Kisha ka përmasat 20m x 7m dhe pjesa e Altarit e gjerë 2m.

Në gjithë zonën, si dhe në Shkodër, dihet se ka qenë e mbuluar me plumb dhe se turqit e konfiskuan mbulojën e me transport ujor e zbritën në Shkodër duke mbuluar më vonë Xhaminë e Plumbit në Ajazme. (turq. Kurshum Xhamisi).

Një fakt të tillë e citon edhe Hahn te “Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit”fq. 116, i cili thotë: “…Kjo kishë dikur ka qenë mbuluar me plumb, të cilin turqit mbas pushtimit të vendit e dërguan në Shkodër për të bërë me të çatinë e Xhamisë së Plumbit”.

RRENOJAT, KISHA E SHËN KRYQES NË GUSHTË

Mbuloja e kishës është hequr shpejt, ndërsa xhamia është ndërtuar në vitin 1773 nga Mahmut Pasha (Bushatlliu) dhe është përdorur po e njëjta mbulesë. Në rrethinat e kishës rrënojë të Shën Krygjës deri në vitet 70’ janë gjetur copa plumbi, dëshmi e saktë e kësaj mbulojë. Pra “Kishën e Shën Krygjës (Kryqit Shenjtë) e ka goditë (ndërtuar) një murgeshë me shpenzimet e veta”. Cila ishte kjo murgeshë me shumë para, aq sa të ndërtonte një kishë kaq të madhe e me mbulojë plumbi? Duke iu referuar dokumenteve dhe historisë së ndërtimit dhe riparimit të shumë objekteve të fesë së krishterë në Epir dhe Iliri, si dhe abacinë në zë të Shirgjit në Breg të Bunës, del qartë se ka qenë Helena me besim katolike , e veja e mbretit të Rashës (Serbisë) Simeon Nemania, Uroshit I.

 

Barleti duke shkruar për qytetin e Drishtit thotë se “Këtë qytet, kështu të rrënuar pas rënjes së Perandorisë Romake, e ngriti pastaj dhe e rindërtoi mbretëresha Helenë prej France, grua fort besimtare, bashkëshorte e mbretit të misëve, Simon Nemanies, e cila përtëriu gjithashtu edhe qytete të tjera fqinje të rrënuara. Ajo ndërtoi edhe manastire e shumë vende të tjera për fenë në Epir e në Iliri, siç ka mundësi të shikohet nga monumentet e mësipërme dhe nga të tjera, të gdhëndura në mermer.” (M.Barleti, “Historia e Skënderbeut”, Tiranë 2005, f 119).
Me pushtimin turk shume kishe u shkaterruan nga thembelet, por nje pjese e tyre u kthyen ne xhamia.

Keshtu ndodhi me kishen e Shen Shtjefnit mbi kala , e cila ishte simboli i qendreses dhe shpirti i popullit shkodrane e ma andej. Sipas nje skice te rrethimit te Shkodres bere nga venedikasit tregohet pozicionimi i forcave turke, por krahas kesaj si pika orientuese jane kishat qe rrethonin kalane e Shkodres. Ato krijonin nje kryq te madh nga veriu – jug e nga lindja ne perendim me qender Kishen e Shen Shtjefnit mbi Kala. Ne kete kryq kishash bente pjese edhe nje kishe, qe sipas skices, ndodhej pikerisht aty ku u emerua me 1773 Xhamia e Plumbit. Aty ka qene nje fushe shume e madhe dhe e rrafshte, por ardhjae Drinit ne ane te saj, beri qe 2/3 te shkonin ne Bune e mandej ne det.

“Kurshum Xhamisi” sot gezon monument kulture dhe shteti turk para pak kohesh me ane te ambasadorit turk ne Shqiperi

Murat Ahmet Yoruk mori angazhim te derdhe 4 milion euro per restaurim dhe per ndalimin e metejshem te eruzionit.

 

 

N.Selimi. shkurt 2018

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...