Ndahet nga jeta shumë para kohe kameramani i njohur, lë pas bashkëshorten dhe pesë fëmijë jetimë…

Lamtumirë miku dhe kolegu ynë Alket Metko!

 

Me dhímbje dhe ndjenjën e miqësisë si bashkëpunëtor i respektuar dhe mik i të shumtëve, ndahemi sot nga Alket Metko. Njeri ndër opératorët më aktivë dhe me kontribute disa vjeçare në disa media audiovizive të vendit, u nda sot nga sëmundja e pashërueshme, duke lënë në píkëllim të thellë familjen, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dhjetra bashkëpunëtorë të tij.

 

Alketi ndau përvoja profesionale me disa kanale dhe studio të prodhimit televiziv në vend. Ai konsiderohet si njeri ndër opératorët e papërtuar që mbajti në fokusin e kamerës së vet ngjarje, episode, protagonistë dhe detaje imazhesh që kanë lënë gjurmë në mendjen dhe kujtesën e audiencës shqiptare.

 

Alketi ka qenë ndër bashkëpunëtorët e paharruar për shumë gazetarë të redaksive te ndryshme televizive si dhe për dhjetra homologë të tij në mediat e vendit.

 

Ai ishte prind i dashur dhe i dhèmbshur i pesë fëmijëve të tij, nga të cilët u nda në moshë të re, duke i lënë në një kohë të vështirë.

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndan dhíimbjen me familjen Metko dhe gjithë të dashurit e Alketit. Shprehim ngushëllimet tona dhe bindjen se do të jemi pranë fëmijëve të tij të dashur dhe gjejmë rast për t’u kujtuar institucioneve dhe punëdhënësve të Alketit të bëjnë kujdes e dëshmojnë interesim për mbarëvajtjen e fëmijëve të tij.

 

Me dhímbjen e largimit të parakohshëm nga jeta dhe me forcën e solidaritetit si koleg e miq, i shprehim familjes Metko ngushëllimet për të gjetur forca dhe kurajo në përballimin e kësaj humbjeje të pazëvendësueshme qe la Alketi i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. I paharruar qoftë kujtimi i tij! /Zyra e shtypit, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë/ marre nga shkodra web

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...