Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e gjyqit të Tahirit dhe zbulon rolin e SHBA për këtë çështje

Ditën e djeshme Gjykata e Apelit ktheu në pikën zero çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri. Një vendim ky i papritur që ka ngjallur mjaft reagime, edhe vet Tahiri u shfaq dje pas seancën i përlotur dhe i dridhej zëri teksa fliste.

Pikërisht për këtë vendim të bujshëm ka reaguar sot në një intervistë për ABC News, gazetari Artan Hoxha.

Sipas tij, vendimi i djeshëm nuk qartësoi asgjë, e bëri më mjegull gjithë historinë. Hoxha shprehet se Tahiri nuk po gjykohet vetëm thjesht si shtetasi Saimir Tahiri, por si ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë.

“Çështja në lidhje me Saimir Tahirin dhe Jaled Çelën nuk mund të anashkalohet dhe për më tepër verdikti që dha dje Apeli, e bën të pa anashkalueshme.

Kjo është një çështje që ka nisur që në 2017 dhe sot jemi në 2020. Është një çështje që është në vëmendjen e të gjithëve dhe për më tepër edhe të partnerëve tanë strategjikë. Është një proces ku si rrallë ndonjë herë monitorohet me detaje dhe nga përfaqësues të SHBA dhe BE.

Ndërkohë, kemi një verdikt që nuk është verdikt. Vendimi i djeshëm nuk qartësoi asgjë, e bëri më mjegull gjithë historinë.

Dëgjuam ish ministrin Tahiri, i cili doli me një ngarkesë emocionale duke pasur parasysh dhe betejën e tij jo vetë në gjyq por dhe atë publikuar.

Saimir Tahiri nuk akuzohet thjeshtë si shtetasi Saimir Tahiri, se po të ishte thjeshtë Saimir Tahiri, çështja do ishte mbyllur. Ai gjykohet si ish-ministri i Brendshëm më jetëgjatë dhe për këtë është në epiqendër të sulmit”, tha Artan Hoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...