Receten e byrekut ideal e di ndonjeri nga ju? Ate do t’ua mesojme ne tani, byrek me patate do lepini gishtat

E keni provuar byrekun me qepë dhe domate, me gjizë apo me veze. Ai vjen paksa ndryshe, sepse baza është patatja dhe ka një shije vërtet të mrekullueshme, veçanërisht për amvisat të cilat mund të jenë eksperte në përgatitjen e byrekëve.

 

Përbërësit:

-500 gr miell, -200 ml ujë të vakët, -1 kg patate, -200 gr gjalpë, -3 lugë vaj, -Kripë, -Piper.

 

Përgatitja:

Në një enë shtojmë miellin dhe më pas ujin e vakët në të cilin kemi hedhur kripën dhe 3 lugë vaj. I përziejmë derisa të krijohet një masë brumi i trashë.

Brumin e mbulojmë me një pecetë dhe e lëmë të qëndrojë për disa minuta.

Ndërkohë patatet i qërojmë, i grijmë në rende dhe në të shtojmë kripën dhe piperin duke dhe i vëmë të ziejnë në një temperaturë të lartë.

Brumin e përgatitur e ndajmë në copa të vogla në mënyrë që të përgatisim petët e byrekut.

 

Tavën e pjekjes e lyejmë me vaj dhe më pas fillojmë të hapim petët. Ndërkohë patatet i largojmë nga zj. arri, u largojmë ujin e tepërt dhe i lëmë të ftohen.

I lyejmë petët me vaj dhe në secilën prej tyre shtrojmë masën me patate. I mbledhim në formë roleje derisa të mbushet e gjitha tava e pjekjes.

Mbi të shtojmë gjalpin duke e përhapur në të gjithë sipërfaqen dhe e vendosim në furrë në temperaturën 230 gradë. E lëmë të piqet për rreth 30 minuta.

Në fund, e largojmë nga zj. arri dhe e spërkasim me pak ujë në mënyrë që të zbutet.

Sipas dëshirës, mund ta riktheni sërish edhe për 5 minuta të tjera në furrë në mënyrë që të bëhet edhe më i shkrifët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...