U shpëtoi jetën babë e bir me ngjyrë, si u kthye në hero oficeri shqiptar në SHBA

Shefi i emerg jencave në qytet, Paul Dezzi tha nëse nuk do të ishte për ndërhyrjen e oficerit Vila, fëmija dhe babai do të ishin mb.ytur

 

Ermir Vila u nderua nga Shefi Dezzi, Ai i dha oficerit një Medalje të Nderit të Longboat Key.

 

Vetë Vila tha se nuk e ndjen se meriton ndonjë vëmendje të veçantë dhe se ai dhe oficerët me të cilët punojnë përpiqen të bëjnë më të mirën për të ndihmuar të tjerët çdo ditë.

 

Ajo që i dha edhe më shumë vëmendje ngjarjes ishte dhe konteksti që ajo zhvillohet.

 

Burri që rrezikoi të mb.ytej dhe djali i tij janë persona me ngjyrë. Në këtë kohë Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga një valë protestash të cilat kanë në thelb të tyre disk riminimin racor dhe po kërkojnë reformë në polici. Këto reagime janë nxitur nga disa vr asje të një pas njëshme të afro-amerikanëve nga forca policie, vr asje për të cilat nuk është mbajtur ende përgjegjësi.

 

Padyshim që veprimi i oficerit me origjinë shqiptare tregon anën tjetër të medaljes, atë se ka nga ata oficerë që vendosin në rrezik edhe jetën e tyre për të shpëtuar qytetarët pavarësisht ngjyrës së lëkurës së tyre. /Opinion. al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...