Postoi foto me domate të kalbura, gati për t’u ngrënë, komentueset i përvishen Blerina Bombajt: Të të jap unë një recetë të lëpish thonjtë

Dietologia Blerina Bombaj është e njohur për këshillat e saj lidhur me ushqyerjen e shëndetshme, dhe hera herës poston në rrjetet e saj sociale receta të ndryshme, apo dhe pamje të ushqimeve që iu dërgon klientëve të saj.

 

Por duket se postimi i saj ka nxitur një sërë reagimesh, për shkak se domateve jo vetëm që nuk iu ka hequr bishtin, por iu ka lënë pa pastruar edhe pjesën e kalbur. Kjo ka nxitur dhe reagimin e ndjekëseve të saj, të cilat shprehen se domatet në çdo vend të botës gatuhen pa pjesën e bishtit.

Pjesë nga debati në rrjet:

Komentuesja: Te fotoja e pare domateve as pjesa e kalbur nuk i eshte hequr,sa keq qe me vjen zgenjim nga ti Blerina se prisja. Une jam dakort qe ato lloj domatesh tregojn qe jan bio po kjo zdo te thot qe te ham pjesen e kalbu

Blerina Bombaj: Po mos e ha o të keqen

Komentuesja: Po sipas prgj tende i bie te ham sa me shume gjera te kalbura (ndërhyn një tjetër komentuese që i jep të drejtë dietologes)

 

Blerina Bombaj: Po fol o xhan se se na vdíqën

Komentuesja 2: Blerin po gabim me ate pjesen e bishtit, edhe sallat kur e ben ajo hiqet mire dhe thelle mos te duket… un punoj ne resorant 24 vjet dhe kam bere disa seminare qe ka lidhje me kuzhinen dhe gatimet dhe cdo rregull qe ka te bej per shtrimin e tabolinave

 

Blerina Bombaj: Po pse doni tja fusni kot me zor? Po une kam punuar vete 10 vite ne restorant ne Athine, atje ku keto gatime jane me te mirat qe mund te kesh provuar ndonjehere dhe sju afrohet askush, dhe nuk kam pare mdonjehere as tja heqin bishtin dhe as ti vene me koke poshte!! As specave nuk ju hiqen bishtat kur piqen, e jo me domateve qe skane as bishta. Po edhe sikur ju te jeni mesuar tja hiqni, ca problemj ka nese dikush tjeter nuk ja heq? Midhjet gatuhen edhe me guacke edhe pa guacke

 

Komentuesja 2: Po mi zemer po midhjet jane frut nga deti nuk krahasohen me frutat e perimet e natyres gjithsesi kjo eshte menyra jote po ne greqi un domaten me bisht nuk e kam pare kurre i pastrojn bishtin dhe e hapin nga lart dhe i hyn pjekja dhe perzierja Qe ka brenda kan mundesin qe te zbuten dhe te ziejn me mire e me kollaj …

 

po deshe te jap nje recet behen te lepish thonjt kur themi ne shqiptaret aq te shijshme kush ka ngren gatimet e mia kan mbetur jashtzakonisht te kenaqur, te uroj gjith te mirat blerina un te ndjek vazhdimisht se me pelqejne keshillat tuaja se ndoshta ke studiuar per dietolege se jep keshillat me shum interes … te me falesh qe e zgjata por nuk e kisha per tju ulur por nje keshill dhashe se njeriu sa jeton meson

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...