Fundjavat kthehen në ditë “fluturimi”/ Shoferët nuk zënë mend, pèzullohen mbi 100 patenta. 10 drejtues mjetesh me duar ‘të lidhura’

Fundjavat janë kthyer në “ditë fluturimi” për disa shoferë, të cilët duket se nuk zënë mend nga masat e rrèpta që ka ndërmarrë pòlicia për të gjithë ata që nuk respektojnë rregullat.

Nga e shtuna deri në orët e para të mëngjesit të së dielës janë bërë kontrolle në të gjithë vendin për të evidentuar drejtues mjetesh që ábuzojnë me shpejtësinë, duke rrèzikuar veten dhe të tjerët, me shpejtësi që variojnë nga 140 km/h – 154 km/h, e mjaftueshme për të shkaktuar aksidènte rrugore, duke rrèzikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Shërbimet e pòlicisë pèzulluan 79 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkòolit, 6 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dèhur dhe 4 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Në të gjithë vendin, janë vendosur 149 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa masë plotësuese të tërheqjes së lejes së drejtimit, 234 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 457 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 98 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse si dhe 1269 masa për parkim të gábuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...