Pse Aulona Musta është kundër puthjes së fëmijës në buzë?

Një deklaratë e disa ditëve më parë nga gazetarja Aulona Musta në lidhje me të puthurën e fëmijëve në buzë, krijoi debat publik. Megjithatë, Aulona, jo vetëm i shpreh hapur mendimet e saj, por edhe është e prerë sa herë diskutohet kjo temë.

 

E ftuar pasditen e sotme te “Rudina” për prindërimin, Aulona tha se, së bashku me bashkëshortin e saj, është kategorike dhe kjo “nuk është një tekë, nuk është një kapriço”.

 

“Unë e kam shprehur gjithmonë dhe së fundmi u bë edhe një debat shumë i madh në lidhje me një deklaratë që bëra në lidhje me të puthurën në buzë. Pavarësisht se ajo ishte më e gjerë sesa vetëm e puthura në buzë. Jam kundër, kam lexuar shumë para se të bëhesha nënë dhe e kam thënë shumë herë që kam studiuar për psikologji. Kam studiuar shumë sa i përket zhvillimit të fëmijës… Po ashtu, edhe fakti që kam punuar për shumë vite me Lira Gjikën më ka ndihmuar shumë të kuptoj pse fëmija nuk duhet të puthet në buzë. Nuk është një tekë, nuk është një kapriço. Pa dyshim që mund të të ndodhë, apo mund t’i ndodhë dikujt që në një moment të caktuar…

 

Personalisht nuk më ka ndodhur asnjëherë. Unë dhe bashkëshorti im jemi kategorikë në këtë gjë. Një herë Amaris i ka ndodhur me bashkëshortin. Ishin duke luajtur dhe një ngatërresë koke duke u puthur, e puthi në buzë në vend që ta puthte në faqe dhe Amaris ishte: ‘Iiiii babi çfarë bëre, më puthe në buzë, kjo është një gjë e ndaluar’.

 

Dhe mua më pëlqen ky fakt, më pëlqen sepse e di që Amara do të reagojë nëse nesër pasnesër, larg o Zot, nëse do ndodhë që dikush të dojë të kalojë atë kufirin që ne ia kemi mësuar që nuk duhet të kalohet. Dhe e puthura në buzë është një gjë shumë intime. Ne nuk puthim njerëz në buzë, kur takohemi nuk puthemi në buzë. Ka një arsye se buza është një tregues i një marrëdhënieje intime.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...