Dita e veçantë, ja çfarë ndodh në orën 23:44 minuta në vendin tonë dhe gjithë Europën

Mirësevjen stina e verës! Sot në orën 23:44 minuta Europa do të mirëpresë sezonin më të nxehtë të vitit dhe ditën më të gjatë, e cila do të zgjasë 15 orë e 15 minuta.

 

I njohur si solstici veror, ai zakonisht vjen në 21 qershor, por në varësi të ndërrimit të kalendarit, ndonjëherë ndodh ndërmjet 20 qershorit dhe 22 qershorit, si këtë herë.

 

Dhe këtë vit, për t’i dhënë një përshëndetje të veçantë verës, dielli do të shfaqet me një eklips unazor. Sipas astronomëve, sezoni i verës fillon sot, por për meteorologët, vera fillon zyrtarisht më 1 qershor.

 

Në çdo rast, fjala solstic rrjedh nga latinishtja, solstitiumi, bashkimi i fjalës “diell” dhe “sistere”, “ndalesë”, dhe i referohet faktit se në 21 qershor dielli shfaqet shumë lart në qiell dhe jep maksimumin e rrezatimit të tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...