Marie Logoreci (1920-1988)

Marie Logoreci (1920-1988). Aktore e teatrit. Lindi ne Shkoder, me 23 shtator. Qyshn ga viti 1940 u aktivizua fillimisht si kengetare dhe me pas ne grupet amatore teatrore. Me 1947 u pranua si aktore profesioniste ne Teatrin Popullor*, duke qene nga artistet e para profesionniste shqiptare. Luajti rolin e Elmires ne komedine Tartufi te Molierit, ku spikati per dhuntite e saj dramatike.

Ne vitin 1949 luajti Alisen ne dramen Rrenje te thella, kurse ne vitin 1950 interpretoi rolin e Fatimes nga drama Halili dhe Hajria e Kole Jakoves*. U be e njohur, duke fituar nje vend te merituar net eater, vecanerisht me interpretimin e Lokes ne dramen Toka jone (1954) e K. Jakoves, regjisor Pandi Stillo*, te cilen e luajti me vone edhe ne filmin me te njejtin titull, me 1964.

Ajo paraqiti ne skene nje nene te vuajtur nga padrejtesite e bera me pare dhe, sado qe e poshteruar nga neperkembja qe i paten bere ne nderin e saj, kish mbetur sidoqofte nje grua burrneshe e krenare, ne rizgjim, qe kerkonte me ngulm te vinte ne vend dinjitetin dhe personalitetin e shkelur tinezisht (nga antagonisti i drames, Tuc Maku). Ne filmin e pare artistik shqiptar te metrazhit t eshkurter Femijet e saj, 1957, luajti rolin e Fatimes.

Po kete vit realizoi nje nga figurat mbreselenese te karrieres se saj, ate te LEdi Milfordit ne dramen Intrige e dashuri te Shilerit, me regjisor Mihal Luarasin*. Individualiteti artistik ne misherimin e figurave te grave te forta, e krenare, te cilat durojne dhimbje e plage te thella, erdhi duke u formesuar nga viti ne vit ne shume drama ku ajo luajti, si nga dramaturgjia shqipe, ashtu edhe e huaj.

Ne vitin 1961, M. Logoreci spikati ne rolin e Bernarda Albes ne dramen Shtepia e Bernarda Albes e F. G. Lorkes, net e cilen paraqiti gruan e rrepte spanjolle, me barren e paragjykimeve cinizmin dhe raportet patriarkale e tiranike ndaj vajzave te saj, me qendrimin perjashtues kundrejt dashurise se tyre, lirise se zgjedhjes etj. Ne tragjedine Hamleti te Shekspirit, 1960, interpretoi rolin e Getrudes, duke e pare ate ne cakun e bjerrjes morale dhe vuajtjen e pendeses qe ze fill pas bisedes me te birin, Hamletin.

Ne dramen Perkoligjinajt te K. Jakoves, 1967, i dha jete figures se Mares dhe shpeshtjellimit te saj shpirteror ne pranimin e realitetit te ri, qe po zinte vend ne familjen patriarkale shqiptare, ndersa ne dramen Cuca e maleve, 1967, e Loni Papes*, ajo krijoi nje figure tjeter nene, Prenden, te dhimbshme e mallengjyese.

Arritje e shenuar artistike ishte per aktoren edhe interpretimi i figures se Gjeles ne dramen Permbytja e madhe (1976) e K. Jakoves, permes se ciles luajti malesoren e renduar nga fati dhe vdekja e te afermve, qe nuk i kuptom mire te ardhmen dhe ndryshimet e marredhenieve sociale te kohes; gjithashtu ajo dha edhe zemerimin e ligjshem nga mashtrimi qe i ishte bere.

Aktrimi i M. Logorecit eshte dalluar per vertetesi, natyrshmeri, thellesi ndjenje, per emocionin e ngrohte njerezor qe transmetonte te publiku. Bente nje loje te tipit pasional. Rrekej ngahere qe te jepte boten e pasur shpirterore te personazheve, duke depertuar nga gjendjet e tyre kontradiktore e te dyfishta.

Aktorja shquhej per zerin melodioz; synonte tonet tragjike, duke sjelle ne skene figura grash e nenash te pervuajtura, por krenare e te forta. I eshte dhe ne titulli “Artiste e Popullit”. Vdiq ne Tirane me 19 qershor 1988.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...