I çojnë ëmbëlsirë Rudinës në studio, Rita Lati prezanton për herë të parë motrën (Batuta me pjatën që shkriu së qeshuri publikun)

Aktorja e njohur e humorit Rita Lati ka prezantuar ditën djeshme në emisionin e Rudina Magjistarit motrën e saj Norën.

 

Në shenjë respekti, motra e Ritës i kishte përgatitur një ëmbëlsirë Rudinës e cila e tregoi në studio. Në atë moment teksa po tregonte recetën, aktorja e humorit nuk nguroi që të bëjë shaka me moderatoren duke i kërkuar që ti kthejë pjatën.

 

“Mos harro te me kthesh pjaten!”- i tha Rita me humor, duke krijuar të qeshura në studio.

Rita dhe Nora janë rritur në Orikum të Vlorës, e si labe aktorja nuk la pa i kënduar një këngë prezantueses së emisionit, Rudina Magjistari.

 

Rita Lati: Tani Rudina, s’ka edhe publik moj motër, se si më duket, sikur nuk jam mirë. Do xixëllojë thashë, do xixëlloj që të kënaq Rudinën.

 

Rudina: Ti shkëlqen sot. Rita Lati: Edhe, dy labe ke këtu, si të ta shpreh meqë kam edhe Norën këtu, të ta shpreh si ne andej nga Labëria, si i duam ato të mirat mbi të mira. Ti për ne je e mira mbi të mira, jo për Ritën dhe për Norën, por për të gjithë, të gjithë ne që të duam kaq shumë. Unë do e shprehja kështu si labe:

 

Moj Rudina me lezete, bobo ç’më bërë për vete, Moj Rudina me lezete, bobo ç’më bërë për vete.

Rudina: Po të kishim edhe publikun do ia kishim marrë valles. Rita Lati: Po thashë, do ia këndoj dy llafe.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...