Kjo do të jetë java më e keqe për këto shenja horoskopi

Kjo javë (15 – 21 Qershor) nuk do të jetë shumë e mirë për Dashin, Luanin dhe Shigjetarin. Ndonjëherë, astrologjia dhe yjet na ndihmojnë të kuptojmë më shumë rreth jetës tonë, prandaj ka disa gjëra që nuk shkojnë për këto tre shenja zodiaku, por ka vend për përmirësim.

 

Dashi – Ju ndiheni shumë të ndjeshëm këtë javë. Ju duket sikur po ndodh diçka rreth jush dhe duhet të shkëpusni veten nga emocionet e tua dhe nga energjia që ju duket më sfiduese se zakonisht. Duhet të besoni se gjithçka do të kalojë dhe të kuptoni se çfarë ndjen zemra juaj, çfarë ju nevojitet dhe si mund ta përdorni atë jo vetëm që të përmirësoni jetën tuaj. Bëhuni empatik, sepse po ju hap drejt perspektivave të reja dhe do t’ju tregojë se për çfarë jeni të aftë.

 

Luani – Ju ndjeni sikur jeni shkëputur nga bota dhe instikti juaj është të qëndroni në guaskën tuaj. Por mos u habisni sepse një situatë e tillë ndodh me të gjithë në një moment të jetës. Sidoqoftë, ju po e hapni veten para frikës së brendshme dhe kujtimeve të vështira. Kështu po mësoni si ti kapërceni dhe ti shndërroni në forcë.

 

Shigjetari – Këtë javë, po njiheni me diçka që ka nevojë të ndryshojë. Mund të ndiheni tepër të shqetësuar, sikur doni të jeni shumë më lart se sa keni arritur në jetë. Mos harroni se Roma nuk u ndërtua brenda një dite dhe para se të filloni të pushtoni botën, është koha për të identifikuar se cilat zakone, sjellje dhe modele të mendimit ju kanë mbajtur larg hapave që ju çojnë atje ku doni. Para se të vendosni pritshmëri kaq të larta për veten tuaj, jepini kohë për të zbuluar gjithçka që ju pengon të ecni përpara. Mos harroni se çdo fitore e vogël është diçka që duhet festuar tani

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...