Nga kontrabanda, te turizmi/ Te “Syri i Sheganit” në brigjet e liqenit të Shkodrës

Rreth 20 vite më parë kjo zonë këtu shfrytëzohej për kontrabandën e naftës në drejtim të ish Jugosllavisë ndërsa sot është kthyer në një nga atraksionet turistike me të veçanta në veri të Shqipërisë.

 

Syri i Sheganit është një monument natyror i kategorisë se tretë dhe gjendet në brigjet e liqenit te Shkodrës, ne njësinë administrative Bajzë, në rrethin e Malësisë së Madhe. Vetëm 40 min larg nga Shkodra – dhe është një vend tërheqës me bukuri të jashtëzakonshme.

 

Uji i burimit del nga një oxhak karstik me thellësi mbi 25 metër duke krijuar një mjedis shumë tërheqës me vlera shkencore dhe turistike. Historiani Gjokë Luli thotë se përveçse të studiohet kjo zonë duhet promovuar fort për turizmin

 

Në këtë pjese të Bajzes takon vetëm ndonjë vizitor të rrallë të apasionuar pas natyrës apo peshkatarët me varkat e tyre.

 

Ju mund të shijoni bukuritë e këtij vendi afër ujit me varkë apo në këmbë vërdallë tij. Natyra përreth këtij burimi natyror të magjepsë duke krijuar një panoramë vërtetë unike prandaj ju duhet ta vizitoni.

Top Channel: Klodian Zhivani
Video: Terenc Pepa

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...