E quajti trillim historinë e Adrianës, Hoxha i njohur largohet mes emisionit

Deklarata e Adrianës në “Dua të të bëj të lumtur”, ku u shpreh se mësuesi i fesë islame në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër ka abuzuar me të, shkaktoi reagimin e hoxhës Ahmed Kalaja. Ky i fundit iu drejtua moderatores Arbana Osmani me një status në rrjete sociale ku e quante dështake dhe sipas tij ajo po trillon histori kundër islamit.

“Arbana Osmani moderatorja e pastorëve të hershëm historia e Gëzimit e deri më sot po trillon ngjarje e histori kundër Islamit ja e radhës…Oj ti! Dështimet, paudhësitë, shthurjet e tua nuk është përgjegjës për to, as Islami as muslimanët. Dështake mos mbulo streset e tua me ne”, shkruante Kalaja.

Më pas shoku i Adrianës, Ervisi dje në “Shqipëria live” sqaroi se Adriana ka bërë një lapsus nga emocionet dhe personi në fjalë nuk ishte përfaqësues i islamit, por thjesht një mësues i devotshëm ndaj fesë.

Sot Ahmed Kalaja ishte i ftuar në “Shqipëria live”, ku u vendos përballë pyetjeve të gazetareve dhe psikologes Denada Toçe. Denada i tha Kalajas se qëndrimi i tij duhet të ishte për të dënuar fenomenin e abuzimeve dhe jo të sulmonte Arbanën sepse asnjë besimtar nuk përfaqeson fenë me veprimet e tij, ka mëkatar nga çdo fe e vetëm Zoti është i pagabueshëm.

Megjithatë Kalaja vazhdoi të akuzonte Arbanën se e ka bërë qëllimisht dhe madje panelin i akuzoi se e kanë prerë në besë me pyetjet që i drejtuan. Kalaja u shpreh gjatë emisionit se është duke lobuar për të përforcuar ligjet që kanë të bëjnë me fëmijët jetim dhe Denada i tha se ky është qëndrimi i duhur që duhet të mbajë e jo të tregohet hakmarrës pasi një njeri i fesë nuk duhet të jetë hakmarrës.

Megjithatë në mes të debatit në studio, Kalaja u largua i revoltuar nga lidhja live duke mos arritur të mbajë një qëndrim për historinë e abuzimeve e duke mos rënë dakort me mendimin e zonjave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...