Nxënësi që përloti botën: “Më quajnë të shëmtuar dhe tallen me hundën time”

Një video prekëse ku një djalë i vogël shfaqet brenda veturës, dhe i tregon nënës së tij për tmerrin që po e përjeton derisa është në shkollë është bërë virale, derisa shumë të famshëm i kanë dalur në ndihmë këtij djaloshi.

Në videon e postuar në Facebook, Keaton Jones i cili ka shokuar të gjithë në rrjetet sociale, dëgjohet duke i treguar nënës së tij se pse po e ngacmojnë bashkëmoshatarët, të cilët kënaqen sa herë që e ofendojnë, transmeton Telegrafi.

Gjatë tërë kohës derisa fliste Keaton nuk mund të ndalte lotët, duke pranuar se i hedhin qumësht në fytyrë si dhe ushqimin që e hanë në shkollë ia gjuajnë në rroba.

Ai thotë se bashkëmoshatarët e quajnë “të shëmtuar” dhe vazhdimisht tallen me hundën e tij.

“Thjesht nga kureshtja dua ta di, pse po më ngacmojnë? Cili është qëllimi i tyre? Pse kënaqen duke ngacmuar njerëz të pafajshëm, dhe si mund të jenë të këqij me të tjerët? Kjo nuk është në rregull”, dëgjohet duke thënë Keaton.

Ndërkaq kur e pyet e ëma se çfarë po i thonë, ky i ri iu përgjigj: “Tallen me hundën time. Më quajnë të shëmtuar. Më thonë se nuk kam miq”.

Dhe kur sërish e pyeti nëna se çfarë po i bëjnë gjatë pauzës së drekës, Keaton tha: “më derdhin qumështin në fytyrë dhe rrobat mi mbushin me ushqim. Thjesht hedhin gjithçka mbi mua”.

Ai duke mos mundur të ndalet duke qarë, i tregon nëse se assesi nuk mund ta kuptojë se si mundet dikush të kënaqet duke ofenduar dikë tjetër.

“Njerëzit që janë ndryshe nuk duhet të kritikohen për atë. Nuk është faji i tyre”, ka shtuar ky i ri që ka bërë miliona njerëz nga e mbarë bota të qajnë.

Që nga publikimi i kësaj videoje, ajo është shikuar nga 430 mijë persona nga e mbarë bota, duke i bërë për vete të gjithë madje shumë këngëtarë e artistë e kanë përkrahur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...