Kur Rudina Magjistari dukej si një kukull Barbie, surpriza e këngëtares për moderatoren e Tv Klan

Në studion e Rudina Magjistarit pasditen e sotme ishte e ftuar këngëtarja Ester Hoxha, e cila, prej vitesh jeton dhe punon në Amerikë.

Pas disa debutimeve që bëri në disa prej garave muzikore në Shqipëri kur ishte ende mjaft e re, Esteri e la shpejt këngën për t’iu përkushtuar profesionit të saj si ekonomiste. Aktualisht ajo është pjesë e sistemit bankar në Amerikë, por thotë se kënga është “një ëndërr e ndërprerë në mes”.

Ester e nisi muzikën në moshën 5-vjeçare dhe në vitin 2002 këndoi këngën “Univers” në Festivalin Mbarëkombëtar të Fëmijëve në Shkodër, nga ku doli edhe fituese.

Në vitin 2010 u largua drejt Italisë dhe më pas në vitin 2016 drejt SHBA-ve duke lënë muzikën në favor të shkollimit në Ekonomi Biznes dhe Marketing.

Së bashku me fotot nga karriera e saj, Ester Hoxha kishte ruajtur edhe një kujtim surprizë për prezantuesen Rudina Magjistari.

“Pikërisht në këtë periudhë pak a shumë, pas këtij festivali (Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve), Esteri ka bërë edhe një foto, me një personazh shumë të njohur shqiptar, që e keni parasysh në këtë moment…. Kur ma solli foton, nuk po e besoja. Ja ku jemi këtu me Esterin. Unë, sigurisht nuk e mbaj mend Ester këtë foto, por sa mirë që e paske ruajtur. Nga skenografia, kuptoj se duhet të jetë edicioni i parë i Maratonës së Këngës Popullore, skenografi modeste, ose ndoshta Porta e Fatit…”, – tha Rudina për foton në të cilën Ester kishte dalë bashkë me të.

“Unë nuk e mbaj mend me saktësi se çfarë ka qenë, por mbaj mend që i thosha mamit…ti për mua ishe një kukull Barbie… sepse ishe bionde. Dhe i thosha mamit, foto, foto, foto, dua foto “, – kujton Ester.

E gëzuar, Rudina tha se i vjen shumë mirë që këngëtarja e kishte ruajtur këtë foto kur ishte ende shumë e vogël, vetëm 7 vjeç.

Nga sa kujton Esteri, nuk ka qenë duke performuar në atë spektakël, madje nuk e kujton nëse e kishte nisur apo jo këngën asokohe, por meqenëse e gjeti një foto me Rudinën në albumet e saj, ia solli dhuratë moderatores në studio.

“Po ja, këto janë shenja të vogla që kanë treguar gjithmonë dashurinë tënde për skenën dhe do të ishe bërë një artiste e madhe po të kishe vazhduar këtu, por gjithsesi mos e ki peng, se e ke provuar dhe e ke shijuar skenën dhe aty e ke” – ia ktheu Rudina këngëtares.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...