Forca të shumta pòlicie zbarkojnë në Velipojë dhe …

Pòlicia e shtetit ne bashkëpunim me IKMT kanë ndërmarrë mëngjesin e sotëm aksionin e rradhës në mbrojtjen e vijës ujore dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në bregdet. Aksion u shtri në zonën e Velipojës dhe Shkodrës në veri të vendit si dhe në zonën e Vlorës dhe Karaburunit në bregdetin e jugut.

 

Aksioni ka si synim prishjen e ndertimeve pa leje dhe kalimin në procedim penal të personave përgjegjes për zabtimin e plazheve publike në mënyrë të jashtëligjshme.

 

Më poshtë gjeni të plotë deklaratën zyrtare të pòlicisë së shtetit: IKMT në bashkëpunim me Pòlicinë e Shtetit që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë nisur një aksion për goditjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun, në Vlorë. Në aksion janë angazhuar dhjetëra forca të IKMT dhe Policisë, të mbështetura nga mjete për shembjen e godinave në plazhe.

 

Krahas prishjes së ndërtimeve pa leje në këto zona, do të ketë procedim dhe ndëshkim me gjobë për subjektet në shkelje.

 

Paralelisht, IKMT dhe Pòlicia e Shtetit vijon punën për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, për prerjen e pyjeve apo dëmtime të tjera mjedisore, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar e media të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...