Mbahet seanca gjyqësore për Zogun e Tiranës, ja çfarë u vendos

Para pak kohësh prezantuesi Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës” u lirua nga Burgu313, ku qëndroi për gati 5 muaj. Pasditen e sotme ai ka patur një seancë gjyqësore pasi “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë” ka kërkuar rikthimin e tij në bu rg.

 

Gjykata e Apelit Tiranë e ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë “Arrest Shtëpie”. Gjyqtarja e njohur Flutura Skënderi ka gjykuar çështjen dhe nuk e ka parë të arsyeshme rikthimin në burg të prezantuesit. Nikaj do të vazhdojë të qëndrojë në masën e sigurimit “Arrest Shtëpie” deri në përfundim të hetimeve.

 

Burime për “Xing.al” kanë bërë me dije se Hermes nuk ka qenë i pranishëm në sallë por është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës. Kujtojmë se Nikaj njihet për jetën e tij mes luksit dhe udhëtimet e shumta. Fansat e tij po presin rikthimin në ekran.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...