I ra shtylla në kokë teksa po luante me shokët, 13-vjeçari nga Shkodra ka nevojë urgjente për gjak

Një 13-vjeçar nga qyteti i Shkodrës ka nevojë urgjente për ndihmën e qytetarëve. I mituri i quajtur Trevis Hotaj pësoi një incident të rëndë teksa ishte duke luajtur me shokët e tij në rrugë, pasi një shtyllë i ra në kokë.

 

Të afërm të 13-vjeçarit kanë bërë apel për ndihmë në JOQ Albania, ku tregojnë se Trevisi i vogël ka nevojë për gjak, pasi incidenti i ka shkaktuar humbje të një sasie të konsiderueshme gjaku.

 

Ai ka nevojë për gjak “zero negativ” ose “B Negativ”.

 

Familjarët kanë lënë edhe një numër kontakti, ku ata që kanë mundësi për ta ndihmuar të miturit të kontaktojnë (0698979060).

 

Sipas të afërmve, 13-vjeçari ndodhet sapo ka dalë nga salla e operacionit pas katër orësh dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

 

Fatmirësisht, familjarët kanë konfirmuar se ai ndodhet jashtë rrezikut.

 

Apeli:

Urgjente ju lutem postojeni!!! Trevis Hotaj 13 vjec ka shume nevoje per gjak “0 negativ ose B negativ. Femija eshte ne shkoder. 0698979060. Nuk kane mundesi te gjejne dike me keto lloj gjaku. Mungon shume gjak, njerez po vijne te dhurojne por jane pak. Ka humb shume gjak. Po luante me shoket dhe nje shtylle i ka rene ne koke. Eshte cuni xhajes tim. Sapo doli nga salla operacionit qe 4 ore mos me shume brenda. Esh jasht rrezzikut per jeten. Por duhet gjak sepse ka humbur shume shume. Dhe duhet t ja kompensojne. Te pakten kshu po degjojme nga mjeket se s lejn t afrohen njerzit. Po kshu na thane e ema dhe xhaxhai ato kan qen shpi ky ka qene me shoket jashte dule lozur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...