I hoqën patentën se po udhëtonte me shpejtësi të lartë, reagon Shkëlzen Berisha: Kërkoj ndjesë, nuk e kam kundërshtuar policinë

Mëngjesin e sotëm u raportua se djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishës i është hequr leja e drejtimit të makinës për shkak se po udhëtonte me shpejtësi 128 km/h me një makinë tip Benz S320.

Me anë të një reagimi, ai ka kërkuar ndjesë pasi shpejtësia është një rrezik për jetën e të gjithëve, teksa thekson se në asnjë moment nuk ka kundërshtuar policisë.

“Te dashur miq se pari me duhet ta nis me nje ndjese per kalimin e shpejtesise se lejuar sepse ajo kercenon jeten e te gjitheve. Se dyti, ne lidhje me nje shpifje te shperndare sot nga medía prane qeverise deshiroj te sqaroj se per asnje moment dhe ne asnje rrethane, asnje procedure ligjore apo punonjes i rendít nuk eshte kundershtuar nga une gjate ushtrimit te detyres.

Dokumenti i kerkuar ne zbatim te ligjit eshte dorezuar po ne zbatim te ligjit, pa asnje lloj debati, kundershtimi apo refuzimi. Nese do ishte ndryshe sot ne vend te shpifjeve te medíave prane qeverise do duhej te kishim nje padí nga ana e policise per kundershtim te saj gjate ushtrimit te detyres. Por ne vend te akuzes kemi shpifjen, sepse e para kerkon prova ndersa e dyta vetem leket e atyre qe e sponsorizojne.”- shkruan Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...