Humbi shikimin që në moshë të vogël, vajza merr lajmin e madh nga ‘Dua të të bëj të lumtur’

Në “Dua të të bëj të lumtur”, ishte Adelina, e cila rrëfeu historinë e Egzonës dhe nënës së saj Filxhones. Filxhonia kishte ëndërruar gjithmonë të kishte një vajzë, por fatkeqësisht kur Egzona ishte 2-muajshe, ajo kishte kuptuar se vajza nuk e ndiqte me sy dhe se nuk e përqendronte shikimin në asnjë vend. Ajo e kishte vizituar Egzonën dhe pas disa vizitave mjekët i kishin thënë se vajza ishte e verbër dhe se duhej të operohej sa më shpejt.

 

Një ditë para operacionit mjekët kishin zbuluar se Egzona kishte probleme me zemrën dhe për këtë arsye nuk e kishin marrë përsipër ndërhyrjen në sy. Operacioni i zemrës ishte i kushteshëm dhe një ndërhyrje e tillë nuk kryhej në Shqipëri. Pas 3-vitesh me ndihmën e një organizate humanitare vajza i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në zemër në Itali dhe tani mund ta përballonte një ndërhyrje tjetër në sy.

 

“Ti duhet të bëhesh e fortë, nuk duhet të qash më, duhet të shohësh përpara, gjithçka do të shkojë mirë dhe Egzona do të shërohet”, i tha Adelina Filxhones. Filxhonia u shpreh se do të luftojë që Egzona të arrijë ta shohë botën me sytë e saj dhe jo nëpërmjet rrëfimeve të familjarëve.

 

Në fund “Dua të të bëj të lumtur” zbuloi se doktor Amarildo Belshi në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, do të merrte përsipër operacionin e Egzonës, për t’i kthyer asaj shikimin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...