“Do të fitojmë ”/ Basha nis fushatën zgjedhore: Do shpalosin platformën tonë ekonomike kudo nëpër Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes me kryesinë e partisë deklaroi se do të paraqesë platformën ekonomike në të gjithë vendin.

Ai theksoi se PD po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme, të cilët sipas tij do të fitohen nga djathta. Kryedemokrati tha se opozita do t’i fitojë këto zgjedhje dhe do iu kthejë ekonominë shqiptarëve, pasi kjo qeveri ka zhvatur Shqipërinë.

“Sfida më e madhe e çdo familje është kriza ekonomike. Kjo sifa nuk mund të zgjidhet nga ata që shkaktuan këtë krizë ekonomike, duke zhvatur dhe taksuar Shqipërinë në këto 7 vite. Ndaj e gjithë vëmendja jonë, e gjithë fokusi ynë, përqëndrimi është tek e ardhmja. Është e tek një ekonomi e fortë dhe një Shqipëri e fortë. Ndaj Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike, ta konsultojnë atë kudo në Shqipëri.

Ne do t’i fitojmë zgjedhjet së bashku me shqiptarët. Do i kthejmë qeverisjen vendit dhe do të ringremë ekonimine. Ne nuk do të humbasim asnjë sekondë me kurthet dhe gropat e një qeverie të dështuar. Por do të fokusohemi tek kriza, do ju tregojmë shqiptarëve paketën tonë.”, u shpreh Basha.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme me Basha propozuar nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit te kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore. Përzgjedhja e kandidaturave për deputetë dhe kryetar bashkie do të bëhet sipas parimit një anëtari një votë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...