Ekziston një mit që thotë se të gjitha macet janë më aktive gjatë natës. Në fakt sipas disa studimeve ka rezultuar që macet janë tejet aktive në orët e para të mëngjesit dhe në orët e darkës dhe ndikim ka pikërisht drita.

Por duke qenë edhe përgjatë ditës aktive me pjesëtarët e familjes, macet lodhen dhe sikurse fëmijët e vegjël, edhe ato “grinden”.

Por si mund ta qetësoni dhe ndihmoni ju macen tuaj?

Sigurohuni që ajo që pushojë mjaftueshëm gjatë ditës, e ndërsa në orët e para të mëngjesit kur ajo zgjohet e nis të lëvizë nëpër shtëpi, vendosini disa lodra me të cilat të angazhohet.

Edhe ushqimi është një faktor shumë i rëndësishëm, dhe nëse ju jeni ende duke fjetur, atëherë sigurohuni që pak para se të flini në mbrëmje ta ushqeni macen tuaj. /tvklan.al