Arrestimi i shefit të Fushë Arrëzit, Lleshaj: Do marrim masa më të forta

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për arrestimin e shefit të komisariatit të Fushë Arrëzit me akuzën e përdh unimit duke e cilësuar sjelljen e zyrtarit të policisë si gjest të ulët dhe kri minal.

“Ka rënë pre e dhu nës sek suale nga edukatorët e saj në Shkodër, por më vonë me një sjelle të ulët, pa dinjitet, kri minale dhe të papranueshme të një punonjësi policie që do të duhet të mbrohet para ligjit. Ndoshta ka ardhur koha për të rishikuar qasjen tonë në thelb në drejtim të mbrojtjes së vik timave të dhu nës sek suale duke shtuar penalitetet dhe çuar në ekstrem penalitetet për kujdestarët, pasi në shpesh raste dëmet dhe gjëma na ka ardhur prej rojeve, kujdestarëve, atyre që zëvendësojnë prindërit.

Dhe kjo është për të ardhur keq. Nuk është thjeshtë cështje e ligjit, masave penale, por sensibilizimit shoqëror për t’u distancuar, që kjo kategori që nuk e meritojnë edhe emrin e njeriut, që të kufizohet, izolohet dhe të bëhet e padëmshme.

Për rastin që flasim nuk besoj që kemi nga 2015-18 ndonjë dinamikë tjetër, nuk i dimë detajet, kemi reaguar pas sinjalit të parë. Do të duhet të kërkojmë detajet dhe të marrim masat. Ne duhet dhe do të marrim masat ndaj atyre që kanë detyrën e shenjtë të kujdesit, pasi rreziku vjen nga ata që janë caktuar për të bërë rojen, kujdestarin, prindin.

Dënimi është një cështje e stërdiskutuar, dënimi me vdekje në Shqipëri është i vdekur, i pa kthyeshëm, nuk është ky mekanizmi. Mekanizmi është parandalimi, dënimi i merituar, por vdekja nuk është zgjidhje. Shtetet në Europë kanë adoptuar formulën, që shteti nuk kthehet në krye kriminelin më të madh për të vrarë.

Ne po punojmë për të zhvilluar një instrument të ri për të trajtuar këtë fenomen të dhu nës në familje dhe këtë për të gjetur rrugë të reja për të ndërtuar struktura që do të bëjnë bashkë energjitë e shumë aktorëve, policisë, shëndetësisë, shoqërisë civile dhe besoj se shpejt do të kemi zhvillime të reja për instrumentet e reja. Por e rëndësishme është liria për denoncuar.

Bëj thirrje edhe medias, mos e cënojmë këtë lirinë e denoncimit, pasi njerëzit i druhen edhe për shkak të mediatizimit të gjerë. Hezistojnë i druhen mediatizimit. I kam ndjekur lajmet e pafundme ditët e fundit për një rast prostitucioni, ku pasqyrohen të gjitha dialoget në media me një precizion pervers. Është shumë e rëndësishme, media të ruajë nga publiciteti rastet dhe detajet se kështu i frenojmë vik timat për të denoncuar. Ne duhet ti inkurajojmë që të bëhet denoncimi”, deklaroi Lleshaj nga Shkodra ku inspektoi doganën e Hotit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...